31 vjeçari nga  Tumçevishti i Gostivarit  shkoi në dasmë të një të afërmi të tij, por u shtrua në spital pasi u lëndua rëndë në nofull nga të shtënat në dasmë. Rastin ka ndodhur pasditen e djeshme  gjatë një dasme që është zhvilluar në lagjen“ Mara Ugrinova”  në afërsi të hekurudhës në Gostivar. Nga Sektori për punë të brendshme thonë se rasti është duke u zbardhur në tërësi ndërsa për këtë vepër është privuar nga liria 57 vjeçari nga Banjica e Poshtme.

Dje rreth orës 16 45 minuta në qendrën urgjente në Gostivar  është sjell një 31 vjeçar nga Tumçevishti me plagë të marra në fytyrë gjegjësisht në mjekër, në dasmë e cila ka qene organizuar në rrugën “ Mara Ugrinova “ në Gostivar. Pas dhënies së ndihmës së parë, personi në mënyrë urgjente është dërguar në klinikën e Shkupit më pas është kryer edhe hetim nga policia dhe janë gjetur gjurmë, ndërsa më pas është privuar nga liria edhe 57 vjeçari nga Banjica e poshtme për shkak të dyshimit për vepër penale – deklaroi Marian Josifovski, zëdhënës i SPB- Tetovë.

Zëdhënsja e ministrisë së Shëndetësisë Neriman Xhelili thotë se i lënduari është jashtë rrezikut për jetë.

Vetën në fundjavën që lamë pas në rajonin e Pollogut ka pasur dy të lënduar gjatë festave në lokale dhe dasma, ndërsa nga policia thonë se dënimet  janë të larta për personat që shfrytëzoj armë në manifestime. Megjithatë nuk ka masa disiplinore shtesë për parandalimin e përdorimit të armëve në dasma.

Të shtënat me armë  në dasma dhe manifestime tjera  përbëjnë vepër penale për prishjen e rendit dhe qetësisë publike, ku është paraparë edhe dëmin nga 200 deri në 500 euro,  në bazë të rrethanave të shtënat mund të jetë edhe vepër penale  e cila dënohet me ligj nga 1 deri në 5, gjegjësisht 10 vite – tha Marian Josifovski, zëdhënës i SPB- Tetovë .

Në vitin 2016 në rajonin e Pollogut janë regjistruar 5 raste me pasoja të rënda ku jetën e kanë humbur 4 persona si pasojë e gjuajtjes me armë në manifestime.

Senat Zylbehari 

Shpërndaj me