Komisioni nga Ministria e Drejtësisë të premten do të shkojë në Gjykatën Supreme për të kontrolluar nëse janë bërë shpërdorime të sistemit elektronik AKMIS për shpërndarjen e lëndëve, mëson jozyrtarisht Alsat. Komisioni tashmë i hetoi sistemet në Gjykatën e Apelit dhe në Penalen. Informacionet e para ishin se në Gjykatën Themelore Shkupi 1 lëndët janë ndarë në dorë, ndërsa sistemi elektronik është manipuluar. Palelisht hetim të softuerit në Penalen ka edhe Prokuroria Speciale. Përmes bastisjes personale të ish-kryetarit të kësaj gjykate, Vlladimir Pançevski, PSP-ja njoftoi se ai personalisht ka ndarë në dorë lëndë te gjykatësit të cilët i ka konsideruar të besueshëm ndaj tij.

Alsat-M

Shpërndaj me