Gjykata kushtetuese shfuqizoi nenin e ligjit që ishte kontestues për pagesën e subvencioneve për bujqit. Sipas gjykatësve kushtetues, ky vendim është shfuqizuar pasi ka qenë i paqartë, i pasaktë dhe në kundërshtim me nenin 8 të Kushtetutës e që ka të bëjë me sundimin e së drejtës si vlerë themelore e rendit kushtetues dhe çon në pasiguri juridike. Sipas gjykatësve, ligjvënësit as në këtë dispozitë, e as në ligjet e tjera nuk e kanë saktësuar termin dispozicion i parave të buxhetit. Sipas tyre, pjesa dispozicion me financa publike është pa e saktësuar. Nga Gjykata kushtetuese thonë se vendimi hyn në fuqi pas publikimit në Gazetën zyrtare.

Pas publikimit të vendimit në Gazetën Zyrtare, ai hyn në fuqi dhe Ministria e Financave do të fillojë pagesën e subvencioneve, sipas dinamikës së propozuar nga Agjencia për mbështetje financiare për bujqësinë – thonë nga Financat.

Por drejtori i Agjencisë, Igor Zllatkov, thotë se dinamikën për pagesë e subvencioneve nuk duhet ta përgatisë ai, por Ministria e financave. Zllatkov thotë se deri më tani, deri në Ministrinë e financave ka dorëzuar urdhra të nënshkruara në vlerë prej rreth 50 milionë eurove, ndërsa deri në fund të javës duhet t’i nënshkruajë urdhrat për pagesën e gjithsej 84 milionë eurove subvencione për bujqit. Nga Ministria e financave nuk japin hollësi si do t’i paguajnë subvencionet, ndërsa nuk u përgjigjën nëse pagesat do t’i bëjë ministri në largim, Kiril Minovski apo ai këtë obligim do t’ia lejë pasardhësit të tij në Qeverinë e re.

Verica Pavlloska

Shpërndaj me