Zgjidhja eventuale për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe mes LSDM-së dhe BDI-së, në formë të ligjit duhet të miratohet në Kuvend, ku nuk përjashtohet mundësia e pengesave të shumta. Këtë sipas ish kreut të Kuvendit, Nikolla Popovski e mundësojnë mekanizmat mbi punën e Kuvendit, por ai beson se partitë janë vetëdijesuar së nga bllokadat e tilla nuk çojnë askund.

Në Maqedoni sot duhet të kemi kujdes, pasi që një bllokadë e tillë e suksesshme u bë para disa viteve në vend kur deputeti i BDI-së me javë të tëra lexonte poezi, pas kësaj tentoi opozita nëpërmjet LSDM-së të bllokoj punën e Kuvendit, dhe rezultoi me aksion policor dhe me largimin e gazetarëve dhe deputetëve. Nëse sot kemi tentime të tilla, ata duhet me kujdes të menaxhohet bashkë edhe me seancat e Kuvendit pasi që kemi një histori jo të mirë në lidhje me këtë. Përndryshe, ata mekanizma ekzistojnë –deklaroi Nikolla Popovski  Ish kryetar i Parlamentit.

Sipas Popovskit pengesa apo zvarritje mund të ketë edhe nga kryetari i shtetit, por jo deri në pafundësi.

Në Kushtetutën ekzistojnë mekanizma  dhe ata janë të qarta se nëse kryetari nuk e nënshkruan ligjin, atë duhet ta kthej në shqyrtim në Kuvend, dhe për herë të dytë nëse Kuvendi edhe për kundër vërejtjeve të kryetarit, ia dërgon ligjin, kryetari i shtetit është i obliguar që në afat prej 7 ditëve të jep firmën e tij dhe të shpallë ligjin në gazetën zyrtare – tha Popovski.

Veç  tjerash, Popovski sqaron se ligjet me vlerë të posaçme për etnicitetet në vend,  siç është ligji i gjuhës, në Kuvend votohen me procedurë të dyfishtë ashtu siç parashihet  me Marrëveshjen e Ohrit.

Blerim Ismaili       

Shpërndaj me