Numri një i futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjioski preferon që në finalen e Super Kupës të UEFA-s, të sheh skuadrat e Bajernit dhe Mançester Junajtedit, njëjtë si edhe Goran Pandevi, por i cili beson se përball Mançesterit do të jenë Juventusi ose Barcelona. “Sinqerisht, dua në finale të jetë Mançester Junajted nga Liga Evropa dhe Bajerni i Munihut nga Liga e Kampionëve. Mirëpo këto janë vetëm dëshira.”, tha në takimin e sotëm me gazetarë kryetari i FFM-së, Gjorgjioski. Ndërkohë përgjegjësit e stadiumit në Shkup, qartësuan se emri i stadiumit zyrtarisht është “Filipi i Dytë”, ndërsa emërimi i stadiumit me “Telekom Arena” mund të përdoret vetëm në qëllime komerciale.

Shpërndaj me