Gjermania me Angela Merkel ka arritur shumë dhe tash fuqinë e vet së bashku me evropianët e tjerë duhet t’i përdorë për reformimin e Bashkimit Evropian, konsideron ish-komisarja e BE-së Vivien Reding.

“Në prag të zgjedhjeve për Bundestag, Gjermanisë po i ecën mirë, ekonomia e saj është një model për fqinjët, kthesa në politikën e energjisë dhe politika e saj e refugjatëve meritojnë respekt, dhe kancelarja gjermane Angela Merkel ka treguar forcën e liderit”, tha Reding.

Shpërndaj me