Martin Schulz njoftoi sot në mbrëmje largimin e menjëhershëm nga drejtimi i partisë social-demokrate gjermane në krizë, por zëvendësueses së përzgjedhur, Andrea Nahles i duhet të tregohet e duruar për të pasuar Schulz-in për shkak të mosmarrëveshjeve brenda strukturave të partisë.

“Njoftova instancat e partisë se do të lë funksionet e mia duke nisur nga sot’’, u shpreh në prani të medias në Berlin.

SPD-ja ka nevojë për një rinovim në planin e stafit dhe programit.

Martin Schulz njoftoi javën e kaluar se do të dorëhiqej nga posti që mbante. Ai synonte t’ia kalonte drejtimin e partisë në krizë Andrea Nahles, aktualisht kryetare e grupit parlamentar të SPD-së, dhe kjo kandidaturë vetëm për disa javë, me shpresën për t’u emëruar ministre e Punëve të Jashtme e qeverisë së ardhshme e Angela Merkel.

Brenda disa ditëve, ky skenar u vu në pikëpyetje. Martin Schulz fillimisht hoqi dorë nga posti i kreut të diplomacisë përballë kritikave nga baza e partisë se ai mendon më tepër për karrierën e tij personale.

Shpërndaj me