Negociatorët e CDU-së, CSU-së dhe ata të SPD-së kanë rënë dakord për krijimin e një qeverie të koalicionit të madh, ndërkohë që pas pak pritet të dalin në konferencë shtypi tre liderët protagonistë, njoftoi agjencia italiane e lajmeve, ANSA, që citon homologen e saj gjermane, DPA.

“Kemi arritur një rezultat të shkëlqyer”, deklaroi lideri i SPD-së, Martin Schulz, i cili vuri theksin te rënia dakord për një kontratë qeveritare për shtetin social, që do të rrisë ndihmën ndaj familjeve.

Është rënë dakord edhe për numrin e refugjatëve, që do të jetë nga 180-200 mijë në vit.

“Arritëm të binim dakord me unanimitet”, theksoi Schulz.

Shpërndaj me