Situata në fshatin Kondovë të Shkup është stabilizuar bëjnë të ditur nga Qendra për Menaxhim me Kriza. Raportohet se nuk ka shtëpi të kapluara nga zjarri dhe se zjarri ka ndryshuar drejtim.

“Sipas informatave që vijnë nga tereni në fshatin Kondovë nuk ka shtëpi të kapluara nga zjarri, drejtimi i zjarrit është ndryshuar dhe fshati Kondovë nuk është në rrezik, ekipet po punojnë në teren. Për çdo informacion të ri, ne do t’ju informojmë në mënyrë plotësuese dhe në kohë”, njoftuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza.


Gjendje alarmante me zjarret në Kondovë të Shkupit (FOTO/VIDEO)

Mali mbi fshatin  Kondovë të Komunës së Sarajit sonte vo është përfshi nga flakë të mëdha zjarri. Zjarri po përhapet në drejtim të fshatit duke rrezikuar kështu edhe shtëpitë.

Ekipet zjarrfikësve janë në teren dhe po bëjnë përpjekje për shuarjen e zjarrit. Qendra për  Menaxhim me Kriza në një informim të jashtëzakonshëm informoi se për shuarjen e zjarrit në Kondovë janë angazhuar 4 cisterna, 25 zjarrfikës, 9 automjete dhe 50 persona nga popullata e vendit. Ata thonë se është krijuar rrip i automjeteve dhe nuk ka shtëpi të përfshira në zjarrin që ka kapluar Kondovën.Edhe banorët janë kyçur dhe po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit i cili për shkak të erës që fryn  po përhapet me shpejtësi të madhe.

Nga minarja e xhamisë së fshatit u është bërë thirrje banorëve që të dalin dhe të ndihmojnë për ta shuar zjarrin, i cili po i rrezikon banorët që jetojnë në afërsi.

Ndërkohë banorët kërkojnë që urgjentisht autoritetet komunale në Komunën e Srajit të formojnë shtabe emergjente me qëllim që të menaxhohet kjo situatë dhe mos dal jashtë kontrollit.

Shpërndaj me