Një shishe ekskluzive me vodka, për të cilën u raportua se kushtonte një milion euro, u gjet në kryeqytetin danez, Kopenhagë, njoftoi policia lokale.

Shishja e rrallë e vodkës u gjet në një vilë, në veri të kryqytetit, që i ishte nënshtruar rikonstruksionit, tri ditë pasi kishte humbur.

Çmimi në etiketën e shishes nuk ishte dëmtuar, por ajo ishte bosh.

Policia daneze falenderoi qytetarin që kishte njoftuar dhe shtoi se shishja po analizohej.

Shishja e çmuar, e stolisur me ar të bardhë dhe të verdhë dhe vendosur mbi një relike të Shqiponjës Perandorake ruse të mbuluar me diamante, ishte vlerësuar një milion euro.

Shishja e vodkës, e cilësuar si më e shtrenjta në botë, nga Brian Ingberg, i ishte shërbyer presidentit amerikan të luajtur nga Kevin Spacey në sezonin e tretë të serialit amerikan “House of Cards”.

Shpërndaj me