Përsëri terror në Francë, këtë herë në zemër të Parisit, në Champs Elysees. Të paktën një polic është vrarë pasi një person hapi zjarr kundër policisë sot rreth orës 21:00 në Paris, në Champs Elysees. I plagosur rëndë ka mbetur dhe një polic tjetër. Sipas forcave të policisë një nga sulmuesit është neutralizuar ndërsa një tjetër është në arrati. E gjithë zona është evvakuar dhe policia bën thirrje që të gjithë të qëndrojnë jashtë ‘zonës së kuqe’, përfshirë dhe gazetarët. Për momentin nuk është e mundur të njihen rrethanat e sulmit. Franca goditet edhe njëher tjetër nga një sulm terrorist vetëm tre ditë para zgjedhjeve presidenciale.

Shpërndaj me