Franca ishte shumë pranë fitores në Këln, përball Gjermanisë, por skuadra e Loev reagoi mirë dhe bëri që sfida të mbyllet në barazim 2-2. Mysafirët hapën rezultatin me Lakazetin, i cili shfrytëzoi më së miri një asist të Martial-it. Gjermania reagoi dhe barazoi rezultatin në minutën e 56’, me anë të Timo Vernerit, por francezët sërisht kishin epërsi me golin e Mbapes . Gjithsesi, edhe gjermanët nuk u pajtuan me humbjen në shtëpi dhe arritën të barazojnë sërish rezulatin në minutat shtesë, pas golit të shënuar nga Stindl.

Shpërndaj me