Sonda kozmike e NASA-s, “Nju Horajzons” e fotografoi planetin Tokë në distancë prej mbi gjashtë miliardë kilometrash, me çka e mposhti rekordin e vjetër 27 vjeçar të fluturakes “Voajer 1”, nga distanca prej 6,06 miliardë kilometrash.

“Nju Horajzons” në fakt, sipas NASA-s, dy herë e ka mposhtur rekordin vitin e kaluar. Kjo kishte ndodhur më 5 dhjetor, kur fluturakja ishte 6,12 miliardë kilometra nga Toka, dy herë në dy orë.

“Nju Hirajzons” brenda ditës kalon rreth 1,1 milion kilometra.

Në ndërkohë, misioni vazhdon. Më 1 janar të vitit 2019 sonda do të jetë në orbitën më të afërt për ne planetin xhuxh 2014 MU-69, e cila është në distancë prej 1,6 miliardë kilometrash nga Plutoni.

Përveç trupave të kozmosit, “Nju Horajzons” e hulumton edhe përbërjen e Kozmosit, në fakt të pluhurit dhe gazrave që janë në  rrugën e tij.

Shpërndaj me