Komisioni Evropian nuk konfirmon nëse janë tërhequr paratë për ndërtimin e stacioneve të filtrimit, ndërtimin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit për qytetet e Dibrës, Kavadarit dhe Gostivarit. Ende nuk ka qëndrim nëse dy milion eurot që Maqedonia i humbi për shkak të mosrespektimit të afateve, do të ridestinohen për ndonjë projekt tjetër, siç tha ministri i Ambientit, Bashkim Ahmeti. Ndërsa një pjesë e ekspertëve thonë se për një gjë të tillë gjasat janë shumë të vogla.

 Me siguri nëse kanë bërë përpjekje për rishikim të planit që i njëjti të mos dështojë. Do të thotë bëhet fjalë për intervenim në moment të fundit dhe do të ishte në rregull nëse arrin të bëjnë diçka të tillë – tha Aleksandar Kolekevski nga Qendra për Strategji Evropiane.

Kolekeski thotë se institucionet duhet seriozisht të fillojnë me zbatimin e vërejtjeve që çdo vit i dërgon Brukseli për shfrytëzimin e fondeve evropiane dhe menaxhimin e tyre.

 Nëse e shohim renditjen e komunave, partitë në pushtet drejtojnë shumë komuna. Por, çështja është se duhet që mjetet në nivel nacional të shfrytëzohen në mënyrën përkatëse dhe nëse ato nuk janë sipas rregullave apo nëse ka probleme në programim, do të ketë probleme edhe në zbatim – theksoi Aleksandar Kolekevski.

Projekti për stacionet e filtrimit është një prej 25 projekte të anuluara kohëve të fundit. Tani Komisioni Evropian bën revidimin e programit të dytë IPA, gjegjësisht monitoron proceset për periudhën e parë të projekteve të planifikuara. Më pas do të japë mendim nëse ato do të realizohen ose jo. Sipas burimeve jozyrtare të Alsat M, vendi deri më tani ka shfrytëzuar vetëm 1/3 nga paratë e përgjithshme evropiane të ofruara përmes programit IPA.

Verica Pavlovska

Shpërndaj me