Maqedonisë deri më tani i kanë dështuar rreth 400 milionë euro nga 660 milionët e parapara nga programi IPA 1 të BE-së. Kjo do të thotë se shteti ka shfrytëzuar më pak se 40 përqind prej tyre. OJQ-të kërkojnë zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohen gjatë aplikimit për projekte evropiane.

Shfrytëzim shumë të dobët ka në komponentin pesë ose IPARD, kjo është për zhvillim rural ku çdo vit ka kthim të 14-15 milionë eurove në nivel vjetor, mjete që ktheheshin në buxhetin e BE-së – deklaroi Aleksandar Kolekeski, OJQ “Euro think”

Në sektorin e Bujqësisë dhe zhvillimit rural ekzistojnë bujq individual të cilët mbështeten në çdo gjë është e re. Patjetër duhet të punohet me ta, por në katër sy. Probleme ka por në nivel lokal, të vini e të kontaktoni me njerëz që janë mësuar gjërat ti bëjnë sikur deri më tani – deklaroi Ana Çollovi Leshoska, Qendra për Hulumtim “Eko svest”.

Në rrjedhë e sipër është periudha e shfrytëzimit të mjeteve nga programi IPA 2, i cili vlen deri në vitin 2020, dhe për të cilin në dispozicion janë rreth 660 milionë euro.

Miki Trajkovski

 

Shpërndaj me