Fondi Monetar Ndërkombëtar rivlerësoj parashikimin për rritjen ekonomike të Maqedonisë për këtë vit, prej 3,2 në 1,9 për qind. Për vitin e ardhshëm FMN-ja parasheh rritje të BPV-së së Maqedonisë prej 3,2, kurse për vitin 2019 3,4 për qind.

FMN në raportin rajonal ekonomik të publikuar sot, theksoi se inflacioni në Maqedoni këtë vit do të jetë 0,3 për qind, vitin tjetër 2,6, ndërsa në vitin 2019 1,9 për qind.Deficiti buxhetor, sipas FMN-së, këtë vit do të jetë 2,3 për qind të BPV-së, vitin tjetër 2,5 , ndërsa në vitin 2019, 2,8 për qind.

FMN, gjithashtu, parasheh ulje të mëtutjeshme të shkallës së papunësisë nga 23,4 për qind në 23,2 për qind vitin e ardhshëm dhe 23 për qind në vitin 2019.

Shpërndaj me