Norvegjezi Andreas Stjernen, ka dalë fitues i garës së zhvilluar në qendrën austriake Bad Mitterndorf. Ai deri tek fitorja e tij e parë në karrierë në garat e fluturimit me ski erdhi me fluturimet prej 229,0 dhe 226,0 metra të cilat ia siguruan 407.6 pikë. Polaku Kamil Stoch, i cili një javë më parë për të dytin vit me radhë e fitoi turneun e vitit të ri, ka dështuar në tërësi pati u rendit vetëm në pozitën e 21-të. Megjithatë Stoch, ka arritur avantazhin në renditjen e përgjithshme të Kupës së botës. Kjo ndodhi pasi që ndjekësi i tij më i denjë gjermani Richard Freitag, për shkak të lëndimeve vendosi që mos të garojë në Bad Mitterndorf. Stoch tani ka 733 pikë, Freitag mbeti në 711, ndërsa i treti po ashtu gjerman Andreas ëellinger ka 585 pikë.

REZULTATET – Bad Mitterndorf:
1. Andreas Stjernen (Nor) 407.6 (229,0/226,0m)
2. Daniel-Andre Tande (Nor) 405.1 (210,5/240,5)
3. Simon Ammann (Zvi) 399.9 (218,0/227,5)
4. Robert Johansson (Nor) 399.0 (211,5/230,0)
5. Noriaki Kasai (Jap) 395.0 (216,0/227,0)
6. Peter Prevc (Slo) 392.4 (219,0/214,0)
7. Clemens Aigner (Aut) 388.3 (215,5/216,5)
8. Anyhe Semenic (Slo) 386.0 (211,5/220,5)
9. Stefan Kraft (Aut) 385.5 (205,5/223,5)
10. Markus Eisenbichler (Gjer) 376.7 (204,0/217,0)
Renditja e përgjithshme:
1. Kamil Stoch (Pol) 733
2. Richard Freitag (Gjer) 711
3. Andreas Wellinger (Njem) 585
4. Daniel-Andre Tande (Nor) 565
5. Stefan Kraft (Aut) 428
6. Junshiro Kobayashi (Jap) 410
7. Anders Fannemel (Nor) 375
8. Johann Andre Forfang (Nor) 352
9. Robert Johansson (Nor) 344
10. Markus Eisenbichler (Gjer) 338

Shpërndaj me