Në finale të Uimbëlldonit në kategorinë e femrave, do të përballen Venus Uiliams dhe Garbine Muguruza. Kjo e fundit në gjysmëfinale mundi sllovaken Magdalena Ribarikovën me 2-0 në sete ose 6:1 dhe 6:1. Ndërkohë Venus Uiliams mundi Johana Konten me 2-0 në sete ose 6:4 he 6:2 në geme. Venus Uiliams ka mundësinë që të fitojë titullin e 6-të në Uimbëlldon ose të nëntën në përgjithësi në turnetë e mëdha të tenisit. Venus Uiliams ka triumfuar në Us Open 2000 dhe 2001 dhe Uimbëlldon 2000, 2001, 2005, 2006 dhe 2008.

Shpërndaj me