Më në fund ka filluar pagesa e subvencioneve bujqësore. Janë ndarë vetëm 15% nga urdhëresat e firmosura, respektivisht vetëm 7.5 nga 50 milion euro. Nga Agjencia pagesore paralajmëruan se deri në fund të muajit do të firmosen urdhëresat e mbetura, me çka shuma e përgjithshme për pagesë do të jetë 84 milion euro. Nga Ministria e Bujqësisë nuk tregojnë nëse në ditët e ardhshme do të ketë pagesa të reja për bujqësinë. Ndryshe, bujqit që 5 muaj i presin subvencionet e tyre. Një pjesë e bujqve me të cilët kontaktuam thonë se me pjesën më të madhe të parave, do ta kthejnë borxhin për të mbjellat me rendimentin e ri. Drejtori i Agjencisë për nxitjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural Igor Zlatkov thotë se deri më tani pranë Ministrisë së Financave ka dorëzuar urdhëresa të nënshkruara në vlerë prej rreth 50 milion euro, ndërsa deri në fund të muajit duhet t’i nënshkruaj urdhëresat për ndarjen e gjithsej 84 milion euro për subvencione bujqësore.

Alsat-M

Shpërndaj me