Shtëpia e Futbollit ndërkombëtar (FIFA) pezulloi Federatën e Futbollit të Pakistanit, ndërsa arsye për këtë është përzierja e qeverisë politike në punën e Federatës Futbollistike të Pakistanit. Pezullimi është në forca nga 10 tetori, ndërsa Këshilli i FIFA-s u vendos në këtë hap më shumë për faktin se llogaria financiare e Federatës së Pakistanit është drejtuar nga qeveria. Sipas rregullores së FIFA-s, ndalohet përzierja e futbollit me politikën dhe qeverinë të një shteti dhe deri sa situata nuk ndryshon, pezullimi mbetet në fuqi. Deri sa mos të rregullohet kjo çështje, ekipet dhe kombëtarja e Pakistanit, nuk mund të garojë në garat ndërkombëtare.

Shpërndaj me