Elif Elmas do të jetë futbollisti i ri i skuadrës turke , Fenerbahçe. Futbollist i ri zbarkoi mbërmë në Stamboll për të kaluar testet mjekësore dhe për të firmosur me skuadrën turke. Mirëpo lajmet e fundit thonë se Elmas, mund të vesh fanellën e skuadrës turke vetëm në janar të vitit 2018. Sipas mediave turke Elmas pasi të firmos kontratën 5 vjeçare, për shkak të rregullave të FIFA-ë, me të cilat nuk kalon kufirin e 18 viteve, nuk ka të drejtë lojë për Fenerbahçen. Më 27 shtator, Elmas do të festojë datëlinjen e 18-të, dhe pastaj mund të debutojë për Fenerbahçën, andaj pritet që sulmuesi i ri të huazohet sërisht te skuadra e Rabotniçkit deri në muajin janar.

Shpërndaj me