Shtëpia e basketbollit Botëror (FIBA) shpalosi renditjen e re të kombëtareve, pas paraqitjeve në paraeliminatoret , si dhe kupat kontinentale në vitin 2017. Maqedonia , pasi nuk arriti të kalojë me sukses paraeliminatoret në grupin me Kosovën dhe Estoninë, shënoi rrënie për 4 pozita dhe tani është në vendin e 38-të në listën e FIBA-s. Shqipëria dhe Kosova nuk shënuan asnjë lëvizje, dhe mbeten në pozitën e 80 dhe 96-të. Ndërkohë nuk ka ndryshime në katër vendet e para, pasi SHBA është në vendin e parë para Spanjës, Serbisë dhe Francës. Në vendin e pestë është Argjentina, para Lituanisë, Sllovenisë, Kroacisë, Australisë dhe Brazilit.

Shpërndaj me