Pjesëmarrja e ekipit të Vardarit, në fazën e grupeve të Europa Ligës ka detyruar Federatën Futbollit të Maqedonisë të rishikojë kalendarin e Ligës së Parë duke bërë saktësisht 2 modifikime. Më konkretisht, janë prekur java e tretë e sezonit si dhe ndeshja e parë e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, të cilat ishin parashikuar të luheshin më 27 gusht dhe të mërkurën më 13 shtator. Këto dy javë janë spostuar për më vonë dhe të njëjta do zhvillohen deri në fund të këtij viti. Nga FFM-ja, për Alsat-M thonë se kalendari i garave nuk do të pësojë ndryshime. Ky vendim është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i FFM-së. Në sezonin pranveror të gjitha skuadrat do futen me numrin e njëjtë të ndeshjeve të zhvilluara. (S.V.Ademi)

Shpërndaj me