Një ditë para zhvillimit të ndeshjes derbi në mes Shkëndijës dhe Vardarit në Tetovë, Federata e Futbollit të Maqedonisë ka bërë ndrrim tek pozita e arbitrit kryesor. Tani në vend të Aleksandar Stavrevit, derbin në Tetovë do të drejtojë Marjan Eckoski nga Ohri. Sipas sitit zyrtar të FFM-së arsye e largimit janë objektive dhe të njëjtat e kanë parandaluar Stavrevin që të ndajë drejtësinë në derbin kuqezi në Tetovë. Marjan Eckoski do të vendos se a ka kushte për tu zhvilluar ndeshja në Tetovë, për shkak se terreni është mbuluar më borë.

Shpërndaj me