As reklamat me zë të lartë të produkteve nuk u ndihmon shitësve në Bit Pazar që t’i shesin pemët dhe perimet. Ata thonë se fare nuk ndjehet se është Viti i Ri. Edhe pse çmimet janë të ulëta, blerës thuajse nuk ka. Disa shitës thonë se nga viti në vit situata po përkeqësohet.

Me paga dhe pensione prej 12 mijë denarë s’mund të blejsh asgjë, e më pas të mbesin për fatura tjera”.

Para dhjetë viteve këtu nuk mundje të ecësh, kishte njerëz, të gjithë blinin, kishin para. Tani është katastrofë. Bujqit janë më të shtypurit, flasin çmimet, ne nuk gënjejmë. Populli nuk ka para”.

Për vitin e ardhshëm shitësit presin plasman më të mirë të prodhimtarisë bujqësore jashtë vendit, por edhe çmime më të larta blerëse. Shitësit kanë mendime të ndara rreth asaj se si do të jetë viti i ardhshëm.

Shpresojmë që viti i ardhshëm të jetë më i mirë për të gjithë”.

Jo, nuk do të jetë më mirë. Shihet se gjatë këtij viti Qeveria nuk bëri shumë. Nuk mjaftojnë dy orë rrymë të lirë apo shfuqizimin e taksës së radio difuzionit. Nevojiten më shumë para për jetë më të mirë”.

Edhe shitësit edhe konsumatorët presin paga më të larta dhe pushteti si dhe komuna më në fund ta realizojnë ndërtimin e tregut modern, premtim me të cilin po i fitojnë votat e shitësve radhazi në ciklet të fundit zgjedhore.

Verica Pavlloska

Shpërndaj me