Skuadra e Shkëndijës bën përgatitjet e fundit për sfidën e parë kampionale , kundër Sileksit në Tetovë. Kapiteni Ferhan Hasani beson se futbollistët janë maksimalisht të përgatur dhe mezi presin fillimin e përballjes me Sileksin. “Jemi përgatitur maksimalisht përë këtë ndeshje të parë. Do të jetë vështirë pasi është përballja e parë,  por ne kemi zhvilluar disa ndeshje kontrolluese së bashku dhe e njohim njëri-tjetrin mjaft mirë, jemi adoptuar, kemi bërë përgatitjet shumë të mira dhe me padurim e presim ndeshjen e parë gjatë ditës së diel, ” tha nw fillim Ferhan Hasani, Kapiten i KF Shkëndija.  Nën drejtim të trajnerit të ri  Tomas Brdariç, skuadra e Shkëndijës ka zhvilluar përgatitjet në Antali , ku janë kyçur përforcimet e reja, ndërsa Besart Abdurahimi njoftoi kolegët e tij, pasi ekspedita u kthye në Tetovë. “Fillimi është i rëndë deri sa të adoptohet, mirëpo futbllistët që kanë ardhur janë adoptuar shumë shpejtë. Disa kanë ardhur më herët , ndërsa Besarti është bashkangjitur kohëve të fundit, mirëpo me Besartin  njihemi edhe më parë, kështu që nuk do të jetë problem,” shtoi kapiteni Hasani. Ai beson se Shkëndija do të vazhdojë luftën në dy frontet e futbollit vendor për të plotësuar qëllimit e kërkuar nga drejtuesit e klubit. “Synimet tona janë në dy fronte , Kampionati i Maqedonisë dhe Kupa, Do të japim maksimimun që të arrijmë objektivat tona,” tha “Buba”.  Në përballjen ndaj Sileksit, do të debutojë trajneri Brdariç dhe përforcimet e reja, ndërsa në tribuna pritet të reshtohen tifo grupi “Ballistët”,  posaqërisht pas ftesës nga drejtuesit e klubit dhe trajnerit gjerman. Sfida Shkëndija – Sileksi nis të dielën në orën 14.00.

Shpërndaj me