ALSAT-M: Mojsiu: Kontesti i emrit është i pakuptimtë Mojsiu: Kontesti i emrit është i pakuptimtë ================================================================================ Alsat M on 19/03/2010 17:25:00 Për ish-shefin e shtetit shqiptar, Alfred Moisiu janë të pakuptueshme mosmarrëveshjet për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Ai bën thirrje që të mos i jepet një rëndësi aq e madhe, por edhe që të mos krijohen probleme artificiale. Moisiu dha një mesazh serioz për liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni. Ai iu bën thirrje që të përmirësojnë nivelin e komunikimit dhe marrëdhëniet. Moisiu i vlerësoi si pozitive zhvillimet në rajon, duke aluduar në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia dhe vizitën e fundit të ministrit të Jashtëm shqiptar, Ilir Meta, në Beograd. Ai thotë se nuk duhet të mbështetet ideja për ndarjen e Kosovës, sepse me këtë do të destabilizohej i gjithë rajoni. Moisiu sot mbajti një ligjëratë për studentët në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë për shumë tema, politike dhe shoqërore. Ai ishte president i Shqipërisë prej vitit 2002 deri më 2007, kur në këtë post u zëvendësua nga Bamir Topi. Miki Trajkovski