ALSAT-M: PE-ja voton përbërjen e Komisionit të Barrozos dhe për Maqedoninë PE-ja voton përbërjen e Komisionit të Barrozos dhe për Maqedoninë ================================================================================ Alsat M on 09/02/2010 08:42:00 Parlamenti Evropian sot do të votojë për përbërjen e re të Komisionit Evropian (KE). Për konfirmimin e kabinetit të ri të Barrozos nevojitet shumica e thjeshtë në Parlament. Pritet që parlamentarët t’i japin dritë jeshile Komisionit, pasi këshillat parlamentarë dhanë mendim pozitiv për të gjithë 26 kandidatët për komisarë. Para votimit Barrozo deputetëve evropianë ua prezantoi programin e vet si dhe ekipin. Kabineti i Barrozos duhet të konfirmohet edhe në Këshillin e Bashkimit Evropian, pas çka nesër pritet edhe fillimi zyrtar i detyrës. Nesër evroparlamentarët do ta shqyrtojnë raportin për përparimin e Maqedonisë, si dhe raportet për Kroacinë dhe Turqinë. /makfaks/