ALSAT-M: Në fund të muajit, Nimic do të vizitojë Shkupin Në fund të muajit, Nimic do të vizitojë Shkupin ================================================================================ Alsat M on 08/02/2010 19:56:00 Ministria e Jashtme e Maqedonisë, njoftoi në orët e pasdites se deri në fund të muajit, ndërmjetësi Metju Nimic do të vizitojë Shkupin. Nga zyra e ndërmjetësit Nimic, kanë deklaruar gjithashtu se po zhvillohen konsultime për të përcaktuar datën e vizitës së Nimicit në Maqedoni dhe Greqi. ‘Data e vizitave, -tha zëdhënësja e Nimicit, -do të bëhet publike në momentin kur do të merren vesh me të dyja palët’. Nga ministria e Jashtme e Maqedonisë, sot u njoftua se parimisht u ra dakord që Nimic të vizitojë Shkupin në 25 shkurt. Mirëpo nuk ka njohuri se kur do të realizohet vizita e tij në Athinë. /alsat-m/