ALSAT-M: Shpërthim në Bit Pazar Shpërthim në Bit Pazar ================================================================================ ALSAT M on 08/02/2010 13:56:00 Tre dyqane dhe një banesë janë dëmtuar mbrëmë vonë gjatë shpërthimit në afërsi të Bit Pazarit. Nuk ka të lënduar. Siç njoftuan nga Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup, shpërthimi rreth orës 22:30 dhe i dëmtoi vitrinat e tre dyqaneve në katin përdhesë të ndërtesës në rrugën “Vojdan Çornodrinski”, pronë e pesëdhjetë vjeçarit Jonus B. Një ekip i SPB Shkupit bëri hetime dhe dëshmitë e gjetura janë dhënë në ekspertizë. Ende nuk ka të dyshuar për shpërthimin. /makfaks/