ALSAT-M: Mbi 500 bomba nxiren nga Liqeni i Ohrit Mbi 500 bomba nxiren nga Liqeni i Ohrit ================================================================================ ALSAT M on 08/02/2010 13:26:00 Më shumë se 500 bomba të pashpërthyera janë nxjerrë nga ujërat e Liqenit të Ohrit gjatë aksionit të deritanishëm të cilin e zbaton Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim. Mjetet shpërthyese datojnë nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, ndërsa aksioni për çmontimin e minave realizohet tek porti në Ohër dhe tek fshati Peshtani. Donator i aktiviteteve është Ministria e Punëve të Jashtme e SHBA-së, ndërsa mbrojtës është Fondi ndërkombëtar për çmontim të minave dhe të ndihmuarit e viktimave nga minat. Në operacionin për pastrimin e Liqenit të Ohrit, që do të zgjatë deri më 21 shkurt, në aspektin logjistik janë përfshirë MPB-ja dhe Ministria e Mbrojtjes. /makfax/