ALSAT-M: “Zgjohu”: Në qendër të vendosen edhe monumente shqiptare “Zgjohu”: Në qendër të vendosen edhe monumente shqiptare ================================================================================ ALSAT M on 08/02/2010 13:13:00 Lëvizja Qytetare “ZGJOHU” dhe organizatat tjera joqeveritare duke përshëndetur gatishmërinë e ministres së Kulturës, Elisabeta Kamçevska-Milevska kërkon që në projektin “Shkupi 2014” të përfshihen monumente shqiptare në sheshin e qytetit të Shkupit në mënyrë që ky shesh të rrezatojë frymë shumëetnike, shumëfetare, që e karakterizojnë këtë shtet. Lëvizja ZGJOHU! propozon që Qeveria dhe Komuna Qendër të ndërtojnë shtëpinë аutentike të Nënës Terezë ku qëndron pllaka përkujtimore për shtëpinë e familjes Bojaxhiu në sheshin Maqedonia. Më tej, “ZGJOHU” i propozon Ministrisë së Kulturës që të ndërtojë Xhaminë Burmali, bashkë me monumente të Adem Jasharit, 28 nëntorit, 17 shkurtit, dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga viti 2001, dëshmorëve shqiptarë nga Maqedonia të rënë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorit të USHT-së, Abdylselam Emini, Hasan Prishtinës, Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Lidhjës së Prizrenit, Jashar Bej Shkupit, Mit'hat Frashërit, motrave Qiriazi, Ibrahim Rugovës, Ferid Muratit, Luan Haradinajt, Kullën Shqiptare si dhe shumë propozime tjera që do t'iu dorëzojmë në vijim për qytetet tjera në gjithë Maqedoninë. Sipas Lëvizjes qytetare “Zgjohu” projekti përjashtues "Shkupi 2014" ka gjasë që të reflektojë vlera të përbashkëta nëse përfshihen propozimet e Lëvizjes ZGJOHU dhe propozimet e bashkësive tjera, të kombinuara me dy monumente që do të simbolizonin NATO-n dhe BE-në. /alsat-m/