ALSAT-M: Riker pa koment për projektin “Shkupi 2014” Riker pa koment për projektin “Shkupi 2014” ================================================================================ ALSAT M on 08/02/2010 12:04:00 Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Filip Riker nuk dëshiron ta komentojë projektin “Shkupi 2014”. “Vendimet për projekte të tilla dhe për shfrytëzimin e mjeteve të tilla duhet të merren nga qytetarët e Maqedonisë”, tha Riker. Rreth paralajmërimeve të ministrit të Drejtësisë, Mihajllo Manevski se do të bëjë anketë të re në mesin e gjykatësve, Rikër konsideron se në të ardhmen duhet të punohet në sferën e jurisprudencës rreth disa sfidave të cilat kanë vërtetuar OSBE-ja dhe institucionet tjera në studimet e tyre”. /makfax/