ALSAT-M: Osmani i hedh poshtë akuzat e Bejtës Osmani i hedh poshtë akuzat e Bejtës ================================================================================ ALSAT M on 30/12/2009 13:43:00 Kryetari i Komunës së Gostivarit Rufi Osmani sot i hodhi poshtë akuzat e Nevzat Bejtës. Ish kreu i Gostivarit, akuzoi dje Osmanin se vitin 2009, banorët e këtij qytetit do ta mbajnë mend për largimet nga puna dhe pengimin e të gjitha investimeve në qytet. Ndryshe nga Bejta, Osmani tha se Gostivari në vitin 2009, është shpallur si komuna më e suksesshme. “Në këtë periudhë kohore zbatuam reformat ë shumta në sektorin e arsimit, urbanizmit tatimeve komunale , administratës komunale, dhe për pasojë të këtyre reformave ne tanimë jemi komuna më e suksesshme në Maqedoni, në arkëtimin e taksave komunale , kjo informatë është zyrtare e Ministrisë së Financave. Me sukses maksimal me mbi 95 % realizuam buxhetin e vitit 2009, duke paguar një milion e 400 000 euro nga borxhet e trashëguara dhe investuam 600 000 euro në rrugët lokale”, deklaroi Rufi Osmani, kryetar i komunës së Gostivarit. Osmani theksoi se një numër i madh i aktiviteteve, nuk ka mundur të realizohen për shkak të obstruksioneve të bëra nga ish kryetari Bejta dhe Qeveria. Por megjithatë, shtoi ai, investimet e bëra në kohën që komuna drejtohet nga ekipi i tij, mund ët vërehen shumë qartë. “ Kush është daltonist politik dhe nuk dëshiron ti sheh këto investime, ne i japim këtë apel, le të urdhërojë inspektorati shtetërorë i financave le të vjen le të kontrollon aktivitetin legal të Komunës, u shpreh Osmani. Ai po ashtu premtoi se së shpejti Komuna e Gostivarit do t’i përmbush detyrimet e veta rreth zgjidhjes së problemit me deponinë Rusino në Tetovë. Bashkim Sulejmani