ALSAT-M: Shoferët grek të kamionëve përleshen me policinë Shoferët grek të kamionëve përleshen me policinë ================================================================================ Alsat M on 29/07/2010 11:36:00 Shoferët grek të kamionëve për karburante sot janë përleshur me policinë gjatë tentimit për të hyrë me forcë në ndërtesës së Ministrisë së Transportit në Athinë. Shoferët kërkonin të bisedojnë me ministrin, Dimitris Repas pas ultimatumit të dhënë për ndërprerjen e grevës më së voni deri të enjten në mbrëmje. Nëse këtë nuk e bëjnë, Qeveria është kërcënuar me arrestimin e tyre dhe marrjen e licensave. Shumë pika karburanti në Athinë kanë mbetur pa naftë, ndërkohë që edhe dyqanet dhe fabrikat kanë filluar të ndjejnë mungesën e karbiranteve. Shoferët kundërshtojnë planet e qeverisë për të hapur industrinë ndaj masave anti-krizë të miratuara në bashkëpunim me FMN dhe BE. Reforma është një pjesë kyçe e paketës miliarda dollarëshe që BE dhe FMN i kanë premtuar Greqisë për të nxjerrë vendin nga kriza.