ALSAT-M: Jeremiç në Nju Jork për Kosovën Jeremiç në Nju Jork për Kosovën ================================================================================ Alsat M on 29/07/2010 10:17:00 Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, gjendet në Nju Jork, ku po zhvillon takime lidhur me nismën serbe për rezolutë të re rreth Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Jeremiç pritet të takohet dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të organizatës botërore, Ban Ki Mun dhe do t’i drejtohet një takimi të vendeve të paangazhuara.