ALSAT-M: Greqi, shoferët e kamionëve detyrohen të kthehen në punë Greqi, shoferët e kamionëve detyrohen të kthehen në punë ================================================================================ Alsat M on 29/07/2010 09:25:00 Përmes një urdhërese të posaçme qeveria greke do t'i detyrojë shoferët e kamionëve dhe të autocisternave me karburant, që ta ndërpresin grevën e nisur në fillim të javës. Sipas të dhënave të radios greke, qeveria ka lëshuar një dekret përkatës. Pas tri ditësh grevë ka mungesa të mëdha në furnizimin me karburant. Nga kjo po preken shumë degë të ekonomisë. Kështu janë krijuar vështirësi në furnizimin me fruta dhe perime. Përveç kësaj, sipas të dhënave të degës së turizmit, mijëra pushues duhet të kenë anuluar udhëtimet. Me ndërprerjen e punës, shoferët protestojnë kundër ndryshimeve në dhënien e patentave të shoferëve. Rregulloret e reja janë pjesë e masave të kursimeve për mëkëmbjen e buxhetit të shkatërruar grek. /dw/