ALSAT-M: Arrestohet një punonjës i Qeverisë në Prishtinë Arrestohet një punonjës i Qeverisë në Prishtinë ================================================================================ Alsat M on 29/07/2010 09:15:00 Departamenti i Policisë Ekzekutive të EULEX-it ka kryer bastisje në banesën private dhe zyrën e një administratori të teknologjisë informative (IT) në Qeverinë e Kosovës lidhur me hetimin e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit. Bastisjet e ndodhura mëngjesin e sotëm janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës. I pandehuri është arrestuar dhe akuzohet se ka penguar mbledhjen e provave. Aktualisht ai gjendet në paraburgim. /rel/