ALSAT-M: Mal i Zi s'gjeti dëshmi për varrezën masive të kosovarëve Mal i Zi s'gjeti dëshmi për varrezën masive të kosovarëve ================================================================================ Alsat M on 28/07/2010 10:03:00 Autoritetet e Malit të Zi thonë se hetimet për dyshimet lidhur me një varrezë masive kanë përfunduar, pasi nuk janë gjetur dëshmi se shqiptarët e Kosovës janë varrosur në atë lokalitet. Zëdhënësja e një gjykate, Bilana Çoviq, tha sot se nuk janë gjetur gjurmë të varrezës masive në një lokalitet në Andrijevicë, afër kufirit me Malin e Zi. Mali i Zi kishte zhvilluar hetime sipas kërkesës së Prishtinës, e cila kishte informacione se shqiptarët e Kosovës, të vrarë gjatë luftës në vitet 1998-99, ndoshta janë varrosur në Andrijevicë. evropa e lire