ALSAT-M: Meta për vizitë në Maqedoni Meta për vizitë në Maqedoni ================================================================================ Alsat M on 28/07/2010 08:46:00 Ministri i Jashtëm, Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoni, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Antonio Milloshoski. Në qendër të bisedimeve mes dy delegacioneve pritet të trajtohen ecuria e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe mes dy vendeve, zhvillimet më të fundit në rajon, si dhe çështje që kanë të bëjnë me integrimin evropian e euroatlantik. Krahas bisedimeve zyrtare, z. Meta do të zhvillojë takime të veçanta me autoritetet më të larta të Maqedonisë, respektivisht Presidentin e Republikës, Kryetarin e Parlamentit dhe Kryeministrin, me liderin e LSDM-së dhe me drejtuesit e partive kryesore politike shqiptare në Maqedoni, si dhe do të zhvillojë një vizitë në Qendrën Rajonale të MARRI-it. start