ALSAT-M: Sllovenia nuk do ta bllokojë Kroacinë në rrugën për në BE Sllovenia nuk do ta bllokojë Kroacinë në rrugën për në BE ================================================================================ Alsat M on 07/03/2010 12:38:00 Sllovenia tashmë nuk dëshiron të qëndrojë në rrugën për pranimin e Kroacisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, deklaroi në Kordoba shefi i diplomacisë sllovene, Samuel Zhbogar. Ai mbrëmë në margjinat e takimit joformal të mijnistrave të punëve të jashtme të BE-së tha se konsideron se të gjitha çështjet e hapura me Kroacinë mund të zgjidhen para mbylljes së negociatave për anëtarësim me Unionin. Sa i përket çështjeve bilaterale, Zhbogar theksoi se nga ana e Sllovenisë nuk ekziston asgjë që mund ta ngadalësojë përmbylljen e negociatave për anëtarësim në BE. Shefi i diplomacisë së Sllovenisë deklaroi se tani ekzistom atmosferë e re mes dy shteteve, duke shtuar se kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë janë të vendosur prë përparojnë rreth çështjeve për kontesin për kufirin. /mia/