ALSAT-M: Moti i keq bllokon Rumaninë e Bullgarinë Moti i keq bllokon Rumaninë e Bullgarinë ================================================================================ Alsat M on 08/02/2010 20:17:00 Rreshje të dendura dëbore kanë shkatuar probleme në transportin ajror dhe rrugor në Bullgari dhe në Rumani. Në Bukuresht janë mbyllur shkollat për dy ditë si rezultat i motit të keq. Në jug të Rumanisë një polic luajti rolin e mamisë duke ndihmuar një grua 25 vjeçare të lindte. Polici i morri këshillat përmes telefonit, pasi gruaja nuk mund të shkonte në spital si rezultat i bllokimit të rrugëve. /rel/