ALSAT-M: Ministri Milloshoski për vizitë zyrtare në Shqipëri Ministri Milloshoski për vizitë zyrtare në Shqipëri ================================================================================ ALSAT M on 08/02/2010 00:57:00 Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Antonio Milloshoski, me ftesë të homologut të tij shqiptar Ilir Meta, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Tiranë. Krahas bisedimeve me homologun e tij, shefi i diplomacisë Milloshoski do të pritet nga presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe nga kryeministri Sali Berisha. Gjatë takimeve pritet të bisedohet për thellimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve, për proceset e integrimit euroatlantik dhe bashkëpunimit rajonal. Vëmendje të posaçme do të kushtohet në mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh. Është paraparë që shefi i diplomacisë së Maqedonisë të mbajë fjalim para pjesëmarrësve të Akademisë Diplomatike të Shqipërisë. /mia/