ALSAT-M: AK: Qeveria po e provokon situatën në vend AK: Qeveria po e provokon situatën në vend ================================================================================ Alsat M on 07/02/2010 14:40:00 Alternativa Kombëtare vlerëson se Qeveria e Maqedonisë po provokon situatën në vend. Sipas këtij subjekti politik, kulmi i kësaj ka qenë gjykimi i ish ushtarëve të UÇK-së me burgim të përjetshëm në krye me kryetarin e Alternativës Kombëtare Harun Aliu, pa, siç thuhet në reagim, asnjë dëshmi apo provë materiale. Me këtë rast thuhet në reagim, ‘AK-ja dënon ashpër politikën diskriminues dhe fushatën antishqiptare të qeverisë së Maqedonisë, si dhe i bën apel të gjitha subjekteve politike dhe jo politike në vend të mos heshtin përballë kësaj situate të tensionua’. Gjykata Penale e Shkupit, të enjten, u shqiptoi dënime me burg të përjetshëm Harun Aliut, Ismail Akemit dhe Bashkim Bajramit për vrasjen e policit të njësive speciale “Tigrat”, Zoran Markovski. Sipas akuzës, ata ngarkohen se më 3 janar të vitit 2008, në lagjen Autokomanda të Shkupit, kanë sulmuar xhipin e policisë, në të cilin gjendeshin Markovski dhe katër policë të tjerë. Sulmuesit, sipas akuzës, me vrasjen kanë dashur të hakmerren për aksionin policor “Stuhia malore” në Brodec të Tetovës. /alsat-m/