ALSAT-M: Siberi, një lokacion i pazakontë për kërcime- banxhi Siberi, një lokacion i pazakontë për kërcime- banxhi ================================================================================ Alsat M on 16/07/2010 16:02:00 Një grup aventurierësh të rinj në republikën federale ruse të Kakazisë Lindore në Siberi, hapën një lokacion të pazakontë për kërcime- banxhi. Me këtë shpresojnë se do të tërheqin më shumë vizitorë vendas dhe të huaj. Ky kërcim kryhet pasi më parë personit që kërcen i lidhen këmbët me litar elastik, e pastaj ai kërcen në humnerë. Në këtë rast bëhet fjalë për ish minierën e bakrit, arit dhe të plumbit. Tani, në vend të minatorëve, këtu vijnë aventurierët nga e gjithë Rusia. "Kjo është hera e parë që po kërcej. I thash vetes, mjaft me fundjava të mërzitshme. Do ta bëjë pikërisht këtë", tha Spartak Kamelijan, kërcimtar-banxh. Vrima u krijua pasi pas gërmimeve prej tri dekadash, një ditë minatorët hasën në plasaritjen e cila filloi të paraqet rrezik për punën e tyre. Vendosën dinamitin dhe e shkatërruan. Shpërthimi e krijoi këtë krater të madh në mes të malit, të thellë ndërmjet 100 dhe 120 metrash. Pas eksploatimit prej disa vitesh, miniera u mbyll për shkak se nuk kishte leverdi. Tani ky lokalitet konsiderohet si një nga vendet më të tmerrshme për kërcime-banxhi në Rusi. Ivan Bllazhevski