ALSAT-M: Sërfistët shfrytëzojnë dallgët e fuqishme Sërfistët shfrytëzojnë dallgët e fuqishme ================================================================================ Alsat M on 04/03/2010 18:49:00 Qindra adhurues të sërfit në Angli, morën pozicionet në lumin Severn për të shfrytëzuar dallgët e fuqishme të këtyre ditëve. Megjithatë kishte edhe prej atyre që dëshironin të lundrojnë në mënyrë më relaksuese të shtrirë dyshekë gome. Dallgët e larta janë karakteristike për muajin mars. “Është shumë mirë, vërtet argëtuese. Drunj gjithandej, njerëz çdo kund. Do ta bëj këtë sërish, do të shkoj të kap edhe një dallgë tjetër”, thotë Ashley Norton, surfist. Në botë eksitojnë vetëm 3 lumenj ku 2 herë në ditë mund të ketë dallgë të larta. Nga agjencia për mjedisin është bërë e ditur se dallgët më të mëdha ndodhin një herë në 10 vjet. Dallgët e këtyre ditëve ishin më të mëdhatë dhe shkonin më shumë se 2 metra. Semra Jakupi