ALSAT-M: Trembëdhjetëvjeçarja me fytyrën e një plake Trembëdhjetëvjeçarja me fytyrën e një plake ================================================================================ Alsat M on 09/02/2010 09:37:00 Zara Hartshorn është një adoleshente angleze, por perveç moshës ajo nuk ka shumë gjëra të përbashkëta me bashkëmoshataret e saj. Trembëdhjetëvjeçarja vuan nga sëmundja e lipodistrofisë që ndikon në plakjen e shpejtë të pamjes së saj. Gazetat dhe tabloidet i kanë kushtuar një vëmendje të madhe këtij rasti. Fytyra e saj duket sikur i ka kaluar 50 vjet jetë për shkak të rrudhave dhe vyshkjes së parakohshme të lëkurës. “Shimje” dhe “Plake” janë disa nga nofkat që i kanë vënë shokët e shoqet, duke ia bërë jetën më të vështirë adoleshentes. Kjo sëmundje shihet si një degjenerim gjenetik nga i cili janë prekur edhe mamaja Tracy e dy vëllezërit e saj.