ALSAT-M: Obama: Nuk ka krizë në raportet me Izraelin Obama: Nuk ka krizë në raportet me Izraelin ================================================================================ Alsat M on 18/03/2010 08:59:00 Presidenti amerikan Barak Obama tha se planet e Izraelit për të ndërtuar mijëra shtëpi tjera hebreje afër Jerusalemit lindor, nuk i ndihmojnë procesit të paqes në Lindjen e Mesme, por ai shtoi se çështja nuk ka çuar në “krizë” ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Në një intervistë për televizionin FOX, Obama tha se SHBA dhe Izraeli kanë atë që e quajti “lidhje të posaçme që nuk shkëputen”, por shtoi se “miqtë” ndonjëherë kanë mospajtime. Javën e kaluar SHBA i dënoi planet për ndërtimin e 1.600 shtëpive në Jerusalemin Lindor, që palestinezët e konsiderojnë kryeqytet të shtetit të ardhshëm. /rel/