ALSAT-M: Peres kërkon përjashtimin e Iranit nga OKB Peres kërkon përjashtimin e Iranit nga OKB ================================================================================ Alsat M on 09/03/2010 18:28:00 Irani duhet përjashtuar nga OKB-ja. Një gjë e tillë është kërkuar nga kreu izraelit i shtetit Shimon Peres gjatë një takimi në Jerusalem me zëvendëpresidentin amerikan Xho Bajden. Ky i fundit ka nisur një turn treditor vizitash në Izrael dhe territoret palestineze. SHBA janë gjithmonë të gatshme të rrezikojnë për të arritur paqen. Për sa i përket Iranit, Peres kërkoi sanksione të karakterit moral si më të rëndësishme se sa sanksionet ekonomike. Sipas Peres Ahmedinexhad dhe asnjë lloj lideri tjetër, nuk ka të drejtë të mbjjë karrige në OKB duke kërkuar shkatërrimin e Izraelit.