ALSAT-M: SHBA-ja dhe BE-ja paralajmërojnë Iranin SHBA-ja dhe BE-ja paralajmërojnë Iranin ================================================================================ Alsat M on 09/02/2010 09:22:00 SHBA-ja dhe BE-ja kanë paralajmëruar Iranin me rastin e festimeve për 31 vjetorin e fitores së Revolucionit Islamik për shkelje të reja të të drejtave të njeriut. Ka gjasa që në ditët e ardhshme të ketë edhe më tej dhunë dhe represione, thuhet në një deklaratë amerikano-evropiane. Më 11 shkurt Irani do të kujtojë me demonstrata masive fitoren e revolucionit. Politikanë të opozitës me këtë rast kanë bërë thirrje për protesta të reja. Udhëheqësi i shenjtë i Iranit, Ajotollah Ali Khamenei, kërcënoi hapur opozitën me dhunë.